KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Britania ashpërson rregullat e emigracionit: 10 vjet pritje për qëndrim të përhershëm

Britania ashpërson rregullat e emigracionit: 10 vjet pritje për qëndrim të përhershëm

Britania e Madhe do të dyfishojë nga pesë në 10 vjet periudhën e pritjes për marrjen e qëndrimit të përhershëm për shumicën e punëtorëve të huaj, sipas rregullave të reja të emigracionit.

Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka bërë të ditur se punëtorët e sektorit të kujdesit do të përjashtohen nga ky ndryshim dhe do të mund të aplikojnë pas pesë vjetësh, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara.

Ndërkohë, personat me të ardhura vjetore mbi 50 mijë funte do të mund të aplikojnë pas pesë vjetësh, ndërsa ata me të ardhura mbi 125 mijë funte pas vetëm tre vjetësh.

Rregullat e reja, që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, do të zbatohen edhe për punëtorët e huaj që tashmë jetojnë në Britani./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.