KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mashtrimi me bursën në Harvard përfundon në tragjedi, humb jetën 24-vjeçarja pakistaneze

Mashtrimi me bursën në Harvard përfundon në tragjedi, humb jetën 24-vjeçarja pakistaneze

Një 24-vjeçare nga Pakistani ka humbur jetën pasi ajo dhe familja e saj u mashtruan me premtimin për pranim në Universitetin e Harvardit në ShBA.

Laiba Ijaz, studente e dalluar e fizikës, dyshohet se i dha fund jetës më 9 tetor, pasi familja kishte paguar miliona rupi për një ndërmjetës që pretendonte se mund t'i siguronte pranimin në universitetin prestigjioz.

I dyshuari, Muhammad Noman, u arrestua dy ditë pas ngjarjes, por vdiq më 20 tetor, pasi u qëllua gjatë kohës që ndodhej në paraburgim policor.

Familja pretendon se dokumentet e pranimit, bursës dhe udhëtimit drejt SHBA-së ishin të falsifikuara. Ndërkohë, autoritetet pakistaneze kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes së 24-vjeçares mbetet objekt hetimi.

Rasti ka rikthyer vëmendjen te mashtrimet me studimet jashtë vendit dhe mungesa e kontrollit mbi agjencitë që premtojnë pranimin në universitete të huaja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.