Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar Edona Podrimjën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Zeri.info.
Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti e uroi Podrimjan për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave ka mbërritur rreth 30. Më 15 shtator Qeveria pati njoftuar për emërimin e 27 zëvendësministrave. E ndërkohë ka pasur emërime të tjera që s’ishin pjesë e kësaj liste prej 27 emrash, pasi që më 29 tetor Emil Maksuti është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal..
Ndërkaq kabineti qeveritar i ka 21 anëtarë (kryeministër, zëvendëskryeministër e ministra). /Zëri

