Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Europolin, ka zhvilluar një operacion në disa lokacione të call center-ave në Prishtinë.
Siç raporton IndeksOnline duke iu referuar burimeve, operacioni ka përfunduar, ndërsa gjatë aksionit janë arrestuar disa persona.
Po ashtu, raportohet se gjatë kontrolleve janë konfiskuar prova që pritet të shërbejnë në vazhdimin e hetimeve.
Burimi: klankosova.tv ↗

