Një tjetër debat është krijuar në shtëpinë e BBVK-së, këtë herë mes Valdetit dhe Arlindës.
Gjatë klipit të transmetuar, u shfaq një moment kur Arlinda i kërkoi Valdetit kafe, por ky i fundit iu përgjigj se nuk kishte hyrë në shtëpi për t’u shërbyer të tjerëve me kafe.
Përplasja mes tyre u zgjerua edhe te çështja e orientimit seksual të Arlindës, ku kjo e fundit e cilësoi Valdetin si bullizues.
Ndërkaq, Arlinda nuk i kurseu as fjalët ndaj tij, duke e quajtur Valdetin “primitiv të shoqërisë”.
Burimi: klankosova.tv ↗

