KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fruthi në rritje në Kosovë, 269 raste të konfirmuara deri më 1 nëntor

Fruthi në rritje në Kosovë, 269 raste të konfirmuara deri më 1 nëntor

Rastet me fruth po vazhdojnë të rriten në Kosovë, ku deri më 1 nëntor janë konfirmuar gjithsej 269 raste, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Sipas të dhënave të institutit, 27 raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, ndërsa të prekurit janë nga 23 komuna të vendit. Shumica e tyre janë fëmijë.

IKShPK ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e personave të infektuar nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

Ndërkohë, gjatë këtij viti, përmes vaksinimit plotësues janë vaksinuar mbi 4 mijë fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç, të cilët nuk i kishin marrë të gjitha dozat e parapara.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe, në rast se u mungon ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet shëndetësore për ta plotësuar vaksinimin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.