KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi

Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Këtë situatë, ai e ka ndërlidhur me mungesën e uniformave dhe kapleve për zyrtarët policorë, duke përmendur edhe problem tjera brenda forcave të rendit.

“Ministri Sveçla duhet të ecë n’shpi, boll u dëmtua Policia! As kapele nuk janë në gjendje t’i sigurojnë, as gomat e dimrit për veturat e Policisë, as uniforma të mjaftueshme, as pajisjet bazike për policët, as pagat shtesë nuk i marrin pa e paditur MPB-në nëpër Gjykata. Mos të flasim për Sigurimin Shëndetësor, transportine organizuar, shujtat e organizuara – këto as që janë në ‘rend dite’.”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se Policia s’ka pasur proces gradimi që gati 10 vjet, dhe sipas tij, nuk ka pasur rritje të duhur buxhetore për operativën dhe as autonomi operacionale.

“Kaq për gjendjen e Policisë nga qeverisja e keqe e Sveçlës. Ai nuk është kompetent në këtë fushë dhe ka dëmtuar autonominë operacionale ligjore të Policisë.”, ka thënë Ramadani. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.