KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

Muaji rozë përfundoi, por vetëdijesimi dhe lufta kundër kancerit të gjirit duhet të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

Kjo ishte kryefjala e tryezës së rrumbullakët “Përtej Tetorit Rozë”, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe akterë të tjerë të fushës së shëndetësisë.

Kurti bëri thirrje për një kulturë të kujdesit të vazhdueshëm, ndërsa Vitia njoftoi se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara vitin e kaluar ishin në stadet e hershme të sëmundjes. Ai tha se këtë vit pret rezultate edhe më të mira, duke përmendur edhe zbatimin e planit të skriningut të gjirit.

Punimet e kësaj tryeze u zhvilluan me dyer të mbyllura për mediat, lidhur me rekomandimet tutje dhe sfidat gjatë rrugëtimit.

Klan Kosova javë më parë raportoi për nevojën e krijimit të Qendrës së Gjirit, ku trajtimi i kësaj sëmundjeje të rregullohet edhe me ligj dhe të funksionalizohet një ekip multidisiplinar. Kjo është një praktikë evropiane, zbatimin e së cilës në Kosovë po synon ta realizojë Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.

Se aktualisht në Kosovë mungon një komunikim i tillë multidisiplinar, e pranuan edhe vetë klinicistët që merren me trajtimin e kancerit të gjirit, të cilët morën pjesë në këtë organizim gjatë muajit tetor.

Për detaje shtesë, kronika e gazetares Arbreshë Uka.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.