KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kritikat e Haxhiut për KGjK-në, asnjë veprim ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati (VIDEO)

Kritikat e Haxhiut për KGjK-në, asnjë veprim ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati (VIDEO)

Nga vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, akoma nuk ka treguar nëse po shqyrtojnë suspendimin e gjyqtarit të rastit, Migjen Kastrati, të cilit edhe personalisht e ndjera i kishte kërkuar ndihmë.

Mosndërmarrja e veprimeve nga KGjK u kritikua sot edhe nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së kryesisë.

Ajo u shpreh e shqetësuar pse ky institucion, e as komuna e Pejës, nuk kanë marrë masa ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Megjithatë, Haxhiu ka shpresë te puna e Komisionit Hetimor Parlamentar, si mekanizëm që do të përpilojë në fund një dokument dhe ta drejtojë në Prokurorinë përgjegjëse.

Kryetarja e Kuvendit pret që në komisionin e Kuvendit të kryhet shpejt edhe një ligj tjetër. Ai për Gjykatën Speciale i cili u kthye në rishqyrtim me kërkesë të PDK-së.

Për detajet shtesë, kronika e gazetares Qëndresa Tërshani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.