KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohet se grabitën një shtetase të huaj

Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohet se grabitën një shtetase të huaj

Organet e hetuesisë kanë ndaluar dy persona në Pejë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Ndalimi i tyre është bërë gjatë së hënës, pasi një ditë më parë, ata dyshohet se kanë grabitur një shtetase të huaj.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d Kryeprokurores për veprën penale ‘Grabitja’. Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj”, ka thënë ai.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ushtruesja e detyrës së kryeprokurores, bashkë me zyrtarët policorë kanë vizituar në strehimore viktimën për të parë nga afër gjendjen e saj. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.