Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetari i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet dhe anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Lajmi i trishtueshëm u bë i ditur nga “Roma Press”, e cila lëshoi një mesazh emocional duke i thënë lamtumirë përfaqësuesit politik të komunitetit rom prej shumë kohësh.
Ibraimovski e filloi angazhimin e tij politik në PCER, dhe gjatë karrierës së tij u zgjodh anëtar i Parlamentit.
Ai mbajti edhe pozicionin e Ministrit pa portofol në Qeveri, si dhe të drejtorit të një institucioni.
Me largimin e tij, komuniteti rom humbi një njeri që la gjurmë në jetën politike dhe në luftën për të drejtat e romëve.
Burimi: telegrafi.com ↗

