KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ujkani vlerëson turneun FIFA U-15 në Baku: Futbolli ka për qëllim t’i bashkojë njerëzit

Ujkani vlerëson turneun FIFA U-15 në Baku: Futbolli ka për qëllim t’i bashkojë njerëzit

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, Samir Ujkani, ka theksuar rëndësinë e investimit në futbollin e të rinjve, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të ardhmen e këtij sporti.

Në një intervistë të realizuar në Baku të Azerbajxhanit, gjatë edicionit të parë të Kupës së Botës dhe Festivalit FIFA U-15, Ujkani ka folur për rëndësinë e këtij organizimi dhe ndikimin që mund të ketë në zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Ai është shprehur i kënaqur që Kosova ishte pjesë e këtij turneu, duke vlerësuar organizimin dhe mundësinë që iu është dhënë fëmijëve nga vende të ndryshme për t’u takuar dhe për të ndarë përvojat e tyre përmes futbollit.

Kosova U15 në turneun e FIFA-s në BAKU

“Është një turne shumë i bukur. Jemi shumë të lumtur që ekipi ynë është pjesë e tij dhe po paraqitet mirë. Për fëmijët është një kënaqësi e veçantë, sepse ky organizim i lidh njerëzit mes vete”, ka deklaruar Ujkani.

Duke folur për ndikimin e investimeve të FIFA-s dhe mbështetjen financiare prej 25 milionë dollarësh për secilën federatë anëtare në këtë cikël, Ujkani ka nënvizuar se zhvillimi i futbollit duhet të nisë nga moshat e reja.

“Gjithmonë them se të rinjtë janë e ardhmja e futbollit. Çdo ndihmë dhe çdo hap përpara që bëjmë për futbollistët e rinj është një investim për të ardhmen, një e ardhme e ndritur për futbollin. Prandaj, është shumë e rëndësishme të investojmë te të rinjtë dhe shpresoj që të kemi edhe më shumë turne të tilla”, ka thënë ai.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe Samir Ujkani me Kosovën U15

Ujkani është ndalur edhe te vizioni i FIFA-s për ta bërë futbollin të qasshëm për të gjithë, duke theksuar se ky sport ka një rol të veçantë në afrimin e njerëzve nga vende dhe kultura të ndryshme.

“Gjithmonë them se qëllimi i futbollit është t’i lidhë njerëzit dhe futbolli është sporti kryesor që e bën këtë. Prandaj, duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka theksuar ish-portieri i Përfaqësueses së Kosovës.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës U-15 e përmbylli pjesëmarrjen në këtë turne me tri fitore në pesë ndeshje të zhvilluara në fazën e grupeve. Ndër rezultatet më të spikatura ishte fitorja 2-1 ndaj Afrikës së Jugut, ku Kosova realizoi rikthim, si dhe triumfi bindës 6-1 ndaj Burundit në ditën e fundit të garave.

Turneu në Baku përfundoi më 30 tetor, pasi mblodhi mbi 3.000 futbollistë dhe zyrtarë nga 189 vende të botës. Për 78 prej tyre, përfshirë Kosovën, kjo ishte paraqitja e parë në një ngjarje të Kupës së Botës të organizuar nga FIFA.

Edicioni për vajza është paraparë të zhvillohet në vitin 2027, ndërsa nga viti 2028 të dy turnetë pritet të organizohen çdo vit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.