Ukraina ka nisur përdorimin e një droni të projektuar posaçërisht për evakuimin e ushtarëve të plagosur nga fusha e betejës, ka bërë të ditur prodhuesi i tij, kompania Skyfall.
Sipas kompanisë, droni i quajtur “Stargate” ka arritur të evakuojë dy ushtarë të plagosur nga vija e frontit, duke përshkuar nga 15 kilometra në secilin drejtim.
Kjo nënkupton se mjeti ajror ka kryer një rrugëtim prej gjithsej 30 kilometrash për transportimin e të plagosurve, transmeton Telegrafi.
Droni mund të arrijë shpejtësi deri në 105 kilometra në orë dhe është projektuar për të transportuar ushtarët e plagosur nga zonat e rrezikshme, ku evakuimi me automjete apo personel tokësor mund të jetë i vështirë dhe të ekspozojë ekipet e shpëtimit ndaj sulmeve.
Përdorimi i teknologjive të tilla synon të përshpejtojë evakuimin mjekësor dhe të zvogëlojë rrezikun për personelin që ndërhyn pranë vijës së frontit.
Në kushtet e luftës në Ukrainë, ku dronët janë bërë pjesë e rëndësishme e operacioneve ushtarake, mjete të tilla mund të shërbejnë edhe për shpëtimin e jetëve të ushtarëve të plagosur. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

