KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapen tre personat e kërkuar në Podujevë, dërgohen në qeli

Kapen tre personat e kërkuar në Podujevë, dërgohen në qeli

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që t’i arrestojë tre persona në Podujevë që ishin në kërkim dhe që ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të forcave të rendit, i arrestuari A. F., 38 vjeç, ishte i kërkuar për veprat penale 'Grabitje dhe vjedhje grabitqare në tentativë', për të cilat ishte dënuar me 4 vite burgim.

Ndërkaq, i arrestuari tjetër, A. F., 42 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale 'Grabitje', për të cilën ishte dënuar me 2 vite burgim.

Po ashtu, është arrestuar edhe L. J., 27 vjeç, i cili ishte në kërkim për veprën penale 'Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet e gjykatës.”, thuhet në njoftim. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.