Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve

    January 9, 2026

    Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Vinicius Jr gjatë verës

    January 9, 2026

    Publikohen pamje nga sekuestrimi i tankerit nga forcat amerikane në Karaibe

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve
    • Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Vinicius Jr gjatë verës
    • Publikohen pamje nga sekuestrimi i tankerit nga forcat amerikane në Karaibe
    • Sllaveski: Këtë vit do të ulet inflacioni në vend
    • Buxheti i Gjilanit kalon pa vota kundër, por jo pa kushte
    • “Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit
    • Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim
    • Arrestohet një 32 vjeçar, dyshohet për grabitje në një vilë të Çagllavicës
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Allegri dhe Milani ‘shikojnë’ një duel mes Interit dhe Napolit për titullin e Serie A

    Allegri dhe Milani ‘shikojnë’ një duel mes Interit dhe Napolit për titullin e Serie A

    korrektpressBy korrektpressJanuary 7, 2026 Ac milan 2 Mins Read
    Allegri dhe Milani 'shikojnë' një duel mes Interit dhe Napolit për titullin e Serie A
    Allegri dhe Milani 'shikojnë' një duel mes Interit dhe Napolit për titullin e Serie A
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka thotë se po e “shikon” vetëm një duel titulli midis Interit dhe Napolit, të cilët mbeten favoritë për të fituar Scudetton këtë sezon.

    Milani renditet i dyti në tabelën e Serie A, vetëm një pikë poshtë liderit, Inter. Nga ana tjetër, kuqezinjtë kanë një pikë epërsi ndaj Napolit të vendit të tretë, por Allegri përsërit se Nerazzurrët dhe Partenopei janë favoritët për titull këtë sezon.

    Një gazetar me shaka i kërkoi sot teknikut italian të etiketonte se kush midis tij, Cristian Chivu dhe Antonio Conte, ishte i keqi, i miri dhe i shëmtuari, dhe Allegri u përgjigj duke buzëqeshur: “Nuk e di, mund të them vetëm se tani për tani, unë jam në anën e atij që po e shikon duelin”.

    Napoli do të presë sot Veronën, e cila po vuan, ndërsa Interi do të vizitojë Parmën, por Nerazzurrët dhe Partenopei do të takohen në San Siro të dielën në një përballje për titull.

    Parashikimi i Serie A për sezonin 2025/26 – Kush janë favoritët për të fituar titullin?

    Interi dhe Napoli kanë humbur nga katër ndeshje në Serie A secili, ndërsa Milani ka humbur vetëm një herë dhe është i pamposhtur në 16 xhirot e fundit të ligës. Interi nuk ka barazuar asnjë ndeshje këtë sezon, me 13 fitore dhe katër humbje.

    “Statistikisht, duket si një anomali, por me kalimin e një sezoni, numrat ekuilibrohen”, vuri në dukje Allegri.

    “Nuk mendoj se një ekip mund të përfundojë pa barazime, por kjo mund të ndodhë. Mendoj se titulli do të përfundojë rreth 86-88 pikëve, por varet edhe se si do të shkojnë ndeshjet kokë më kokë”.

    Milani ka shënuar me gjuajtjen e parë në portë në 12 ndeshjet e Serie A këtë sezon, megjithatë një pjesë e medias po e kritikon Allegrin për stilin e tij të lojës në mbrojtje.

    Antonio Conte: Qëllimi ynë është të mbrojmë Scudetton

    “Kritika është gjithmonë e mirë nëse bëhet në mënyrën e duhur. Të stimulon. Askush nuk e mban të vërtetën absolute, sigurisht jo unë”, u përgjigj Allegri.

    “Forca e këtij grupi është se çdo ditë ata vijnë në stërvitje me dëshirën për t’u përmirësuar. Ne pësuam 10 gola kundër Pisas, Cremoneses, Sassuolos, Torinos dhe Parmës. Pati një periudhë ku na ra përqendrimi; shpresojmë që nesër të mund të tregojmë vazhdimësi”, përfundoi trajneri i Milanit.

    Të enjten, Rossonerët do të presin Genoan në San Siro. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Nottingham Forest telefonon Interin për një lojtar ndërsa refuzon ofertën e Napolit për një tjetër

    Napoli rikthen interesimin për yllin e harruar të Chelseat

    Juventusi refuzon të heqë dorë nga rikthimi i një lojtari

    Milani ndalet me barazim në shtëpi nga Genoa

    Juventusi nis kontakte të reja për transferimin e yllit të Man Cityt

    Amir Rrahmani nominohet për “EA Sports FC 26 Team of the Year”

    Djali i Robinhos po shkëlqen në Brazil, ai mund të kalojë te gjiganti italian

    LEXO GJITHASHTU

    Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve

    January 9, 2026

    Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Vinicius Jr gjatë verës

    January 9, 2026

    Publikohen pamje nga sekuestrimi i tankerit nga forcat amerikane në Karaibe

    January 9, 2026

    Sllaveski: Këtë vit do të ulet inflacioni në vend

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Buxheti i Gjilanit kalon pa vota kundër, por jo pa kushte

    January 9, 2026

    “Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit

    January 9, 2026

    Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.