KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Schuebel në takim me Listën Serbe kërkoi që Kuvendi t’ia mundësojë kësaj partie pjesëmarrjen në komisione parlamentare

Schuebel në takim me Listën Serbe kërkoi që Kuvendi t’ia mundësojë kësaj partie pjesëmarrjen në komisione parlamentare

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel u takua sot me kryetarin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq.

Zyra e BE-së në Kosovë tha se Schuebel theksoi “rolin jetik të përfaqësimit politik dhe pjesëmarrjes aktive në Kuvendin e Kosovës në promovimin dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit” serb.

“Në takimin e sotëm me kryetarin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiqin, Përfaqësuesi Special i BE-së/Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, theksoi rolin jetik të përfaqësimit politik dhe pjesëmarrjes aktive në Kuvendin e Kosovës në promovimin dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit”, thuhet në njoftim.

Zyra e BE-së thotë se Schuebel i foli Simiqit edhe “për rëndësinë që partitë politike t’i japin përparësi integrimit të Kosovës në BE”, ndër tjerash.

“Schuebel theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike t’i japin përparësi integrimit të Kosovës në BE dhe që Kuvendi të mundësojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në punën e komisioneve parlamentare, në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.