KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shërbimi Postar amerikan merr masa të jashtëzakonshme për të siguruar dorëzimin e fletëvotimeve

Shërbimi Postar amerikan merr masa të jashtëzakonshme për të siguruar dorëzimin e fletëvotimeve

Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara (USPS) ka ndërmarrë një sërë masash të posaçme për të garantuar që fletëvotimet e dërguara me postë të numërohen në zgjedhjet e së martës.

Masat e cilësuara si “të jashtëzakonshme”, të cilat nisën në fund të tetorit, përfshijnë përshpejtimin e dërgesave të fletëvotimeve drejt komisioneve zgjedhore, grumbullime të posaçme të tyre dhe zgjatjen e orarit të punës në qendrat e përpunimit postar.

Mijëra punonjës janë angazhuar për përpunimin dhe dorëzimin e fletëvotimeve të fundit në ditët para zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

John Douglas, drejtues i Shërbimit Postar në shtetin e Kolorados, i tha agjencisë Reuters se këto ditë ka nisur punën që në orën 04:00 të mëngjesit, për t’u siguruar që fletëvotimet të dorëzohen në kohë.

“Ne duam që gjithçka të mbërrijë në destinacion. Duam që çdo fletëvotim të dorëzohet në duart e duhura”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.