KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Thatësira përkeqëson furnizimin me ujë në Prizren, nga 3 nëntori zgjerohen reduktimet

Thatësira përkeqëson furnizimin me ujë në Prizren, nga 3 nëntori zgjerohen reduktimet

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se nga 3 nëntori 2026 do të zgjerohet orari i reduktimeve të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje, rrugë dhe fshatra të Prizrenit, si pasojë e thatësirës së zgjatur dhe zvogëlimit të kapaciteteve ujore.

Sipas njoftimit të kompanisë, reduktimet do të realizohen në orare të ndryshme, varësisht nga zonat e prekura.

Nga ora 21:00 deri në 06:00, pa furnizim me ujë do të jenë lagjet Pantelia, Nënkala dhe Hoqa Mahalla, rrugët Sefedin Laqi, Dokleatet dhe Sezair Surroi, si dhe fshati Vlashnjë.

Në këtë orar reduktimet do të përfshijnë edhe rrugën Drini me rrethinë, një pjesë të lagjeve Bazhdarhane dhe 11 Marsi, pjesën periferike të lagjes Arbana, si dhe një pjesë të rrugës Ukë Bytyqi.

Ndërkaq, nga ora 06:00 deri në 21:00, reduktime do të ketë në rrugën Alajdin Xhezairi me rrethinë. Për lagjen Bajram Curri, kompania ka përcaktuar reduktime nga ora 21:00 deri në 06:00.

Po ashtu, nga ora 09:00 deri në 15:00, do të ketë rënie të presionit të ujit në rrugët Zekerija Rexha, Saraji, Nexhat Matranci, Sylejman Vokshi, Halim Spahiu, Bashkim Suka dhe Nait Berisha, si dhe në zonat përreth tyre.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se situata është pasojë e mungesës së reshjeve dhe thatësirës së zgjatur, të cilat kanë ndikuar në zvogëlimin e ndjeshëm të kapaciteteve ujore në shumicën e burimeve të furnizimit.

Kompania ka theksuar se po bën përpjekje për optimizimin e furnizimit me ujë, ndërsa ka paralajmëruar se rikthimi i furnizimit në gjendje të rregullt do të varet nga përmirësimi i kapaciteteve ujore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.