KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar ndaj një lajmi që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku pretendohej se ajo ishte ndarë nga partneri i saj pas dhjetë vitesh lidhje.

Informacioni është publikuar nga një faqe në rrjetet sociale, ndërsa këngëtarja ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në InstaStory, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Ju jeni të tmerrshëm”, ka shkruar Leonora, duke iu referuar publikimit të këtij lajmi.

Foto: Leonora Jakupi / Instagram

Leonora Jakupi vazhdon të jetë një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, ajo ka lënë gjurmë në skenën muzikore përmes këngëve dhe projekteve të shumta, duke fituar ndër vite dashurinë dhe respektin e publikut.

Sa i përket jetës private, këngëtarja ka zgjedhur gjithmonë të jetë e rezervuar, duke mos ndarë shumë detaje me publikun.

Ajo nuk e ka bërë asnjëherë publik identitetin e partnerit të saj, duke preferuar që këtë pjesë të jetës ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.