Turizmi në Kosovë ka potencial të madh për zhvillim, por sa po arrin vendi ta shfrytëzojë këtë potencial dhe cilat janë pengesat që po e ngadalësojnë këtë sektor?
Në emisionin “Praktik” do të trajtohen kapacitetet turistike të Kosovës, sfidat me të cilat përballet ky sektor dhe mundësitë për ta shndërruar vendin në një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.
A ka Kosova një strategji kombëtare për zhvillimin e turizmit? Si e perceptojnë turistët e huaj Kosovën? A po shndërrohet vendi në një destinacion turistik dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet për ta zhvilluar më tej këtë sektor?
Përgjigjet për këto dhe shumë çështje të tjera që lidhen me të ardhmen e turizmit në Kosovë i kuptoni në emisionin “Praktik”.

