KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet hyrja në Kosovë e mbi 1 mijë kg çipsa, konstatohet prani e lartë e akrilamidit

Ndalohet hyrja në Kosovë e mbi 1 mijë kg çipsa, konstatohet prani e lartë e akrilamidit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka hyrjen në Republikën e Kosovës të 1.068 kg patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, LOT 909073, të importuara nga kompania BEST BT SHPK, Prizren, për shkak të konstatimit të nivelit të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit laboratorik.

Në njoftimin e AUV-it thuhet se, duke u bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, Inspektorati Fitosanitar Kufitar ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e ngarkesës, duke parandaluar vendosjen e saj në tregun e Kosovës.

Akrilamidi është substancë kimike që mund të formohet gjatë përpunimit të ushqimeve të pasura me niseshte në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes.

“Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj akrilamidit përmes ushqimit përbën shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të tij kancerogjen”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV-i thekson se masa e ndërmarrë i referohet ngarkesës së identifikuar me LOT 909073 dhe vazhdon kontrollet zyrtare për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.