Pas një sezoni të suksesshëm te Borussia Dortmundi në vitin 2023/24, Niclas Füllkrug kaloi një periudhë të vështirë te West Hami, ndërsa më pas u huazua edhe te Milani.
Megjithatë, rikthimi në Bundesligë dhe te ish-klubi i tij, Werder Bremeni, duket se ka qenë vendimi i duhur për sulmuesin 33-vjeçar.
Füllkrug ka rigjetur formën më të mirë dhe është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Ai po kalon një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit, me 11 gola të shënuar në nëntë ndeshjet e para, duke kryesuar listën e golashënuesve të Bundesligës./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

