KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Katër klube të njohura pas Gabriel Saras, Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro

Katër klube të njohura pas Gabriel Saras, Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro

Mesfushori brazilian Gabriel Sara po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.

Roma dhe Napoli në Itali, si dhe Newcastle United e Evertoni në Angli, janë duke përcjellë nga afër paraqitjet e 27-vjeçarit, i cili është një nga lojtarët kryesorë të Galatasarayt.

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, e sheh brazilianin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Megjithatë, gara për shërbimet e tij pritet të jetë e vështirë, pasi Galatasaray është i gatshëm të shqyrtojë vetëm oferta nga 35 deri në 40 milionë euro.

Sara ka kontratë me klubin turk deri në qershor të vitit 2029./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.