KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramush Haradinaj kujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Ranë për çlirimin e Kosovës

Ramush Haradinaj kujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Ranë për çlirimin e Kosovës

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, duke vlerësuar kontributin e tyre në lëvizjet e hershme për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se Zhitia dhe Fazliu i përkasin brezit të atdhetarëve që sakrifikuan jetën për çlirimin e vendit.

“Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t'i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.