KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Valdrina ngatërroi Valdetin me një banor të BBVK: Tepër t’njëjtë m’doken këta dy

Valdrina ngatërroi Valdetin me një banor të BBVK: Tepër t’njëjtë m’doken këta dy

Valdrina ka ndarë një moment plot humor me ndjekësit në Instagram, duke treguar një ngatërresë që i kishte ndodhur teksa po ndiqte Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka zbuluar se për një moment kishte ngatërruar Dionin me bashkëshortin e saj, Valdetin, për shkak të ngjashmërisë së madhe mes tyre.

Në një InstaStory, Valdrina ka shkruar:

“Tepër t’njëjtë m’doken këta dy, ahahahah. Njëherë jam duke e incizuar Dionin, duke menduar se është Vali. Thashë: ‘Oj Valdrinooo, mos bëj skandale’, hahahahah”.

Por Valdrina nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër InstaStory, ajo ka publikuar pamje nga televizori ku shihen ulur bashkë të dy, duke shkruar:

“A po e shihni edhe ju?”.

Pyetjen e ka shoqëruar me tri emoji duke qeshur me lot, duke kërkuar kështu edhe mendimin e ndjekësve nëse edhe ata e vërejnë ngjashmërinë mes Dionit dhe Valdetit.

Duket se ngjashmëria mes dy banorëve është aq e madhe, sa për një moment ka arritur ta ngatërrojë edhe vetë bashkëshorten e Valdetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.