KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Toshkovski: Maqedonia i forcon kapacitetet për përballje me kërcënimet bashkëkohore terroriste

Toshkovski: Maqedonia i forcon kapacitetet për përballje me kërcënimet bashkëkohore terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot (02.11.2026) mbajti fjalim në sesionin hapës të vizitës vlerësuese të Drejtorisë Ekzekutive të Komitetit Kundër Terrorizmit pranë Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (CTED), e cila po zhvillohet në Shkup nga 2 deri më 6 nëntor. Delegacioni i Kombeve të Bashkuara kryesohet nga zëvendësdrejtoresha e CTED-it, Carmen Cantor.

Qëllimi i vizitës është të vlerësohet zbatimi i rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të shqyrtohen kapacitetet dhe sfidat kombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe të identifikohen mundësitë për avancimin e mëtejshëm të reagimit institucional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në fjalimin e tij, ministri Toshkovski theksoi se vizita paraqet një mundësi të rëndësishme për vlerësimin gjithëpërfshirës të progresit të shtetit, veçanërisht duke pasur parasysh se vlerësimi i fundit i këtij lloji ishte realizuar në vitin 2011.

“Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, Maqedonia ka kaluar nëpër reforma të rëndësishme institucionale, ligjore dhe strukturore, përmes të cilave i ka forcuar kapacitetet e saj të sigurisë dhe e ka konfirmuar rolin e saj si partnere e përgjegjshme në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar. Përcaktimi ynë është të vazhdojmë zhvillimin e një sistemi që i identifikon me kohë kërcënimet, i parandalon ato në mënyrë efikase dhe garanton sigurinë e qytetarëve”, theksoi Toshkovski.

Ministri theksoi se gjatë periudhës së kaluar janë avancuar mekanizmat për koordinimin ndërinstitucional, shkëmbimin e informacioneve operative dhe bashkëpunimin ndërmjet policisë, shërbimeve të inteligjencës dhe organeve për menaxhimin e kufijve.

Njëkohësisht, vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, identifikimit të hershëm të radikalizimit, deradikalizimit dhe risocializimit, përmes përfshirjes së komuniteteve lokale, institucioneve arsimore dhe sektorit civil.

Duke folur për prioritetet e ardhshme, Toshkovski paralajmëroi miratimin e Strategjisë së rishikuar Kombëtare për Luftën Kundër Terrorizmit, me theks të veçantë te radikalizimi digjital dhe kërcënimet e reja të sigurisë.

“Kërcënimet terroriste gjithnjë e më shumë po zhvendosen në hapësirën digjitale. Prandaj, tashmë kemi filluar procesin e formimit të një Njësie të specializuar Kombëtare për monitorimin dhe luftimin e përmbajtjeve terroriste në internet. Paralelisht, planifikojmë ushtrime simuluese ndërinstitucionale për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe përballjen me kërcënimet hibride, duke përfshirë edhe sektorin privat”, theksoi ministri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.