Kylian Mbappe ka arritur një tjetër statistikë mbresëlënëse në futbollin spanjoll. Ylli i Real Madridit ka shënuar ndaj secilit prej 24 kundërshtarëve me të cilët është përballur në La Liga.
Goli i realizuar nga penalltia në fitoren 3-0 ndaj Racing Santanderit i mundësoi francezit të vazhdojë rekordin e tij të përsosur. Ai tani ka vetëm një skuadër të mbetur në listë: Deportivo La Coruna.
Në sezonin e parë te Real Madridi, Mbappe realizoi 31 gola në kampionat, ndërsa në edicionin 2025/26 shënoi ndaj skuadrave që i kishin munguar më parë, Athletic Bilbaos dhe Valencias.
Real Sociedad mbetet kundërshtari ndaj të cilit ka shënuar më së shumti, me shtatë gola. Barcelona është e dyta me gjashtë, kurse Sevilla dhe Villarreal kanë pësuar nga pesë herë nga sulmuesi francez. /Zëri

