Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar reformën e re territoriale më 31 tetor.
Me këtë dekretim, qytetarët tashmë do të votojnë në zgjedhjet vendore në 46 bashki të vendit.
“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipëris딓, thuhet në njoftimin e Presidencës, shkruan Tv Klan.
Në një seancë maratonë të mbajtur më 9 tetor, Parlamenti, miratoi me 85 vota pro të shumicës dhe 34 kundër të opozitës ndarjen e re administrativo-territoriale, që parashikon organizimin e territorit në 46 bashki dhe 77 qytete përbërëse.
Mosdakordësia e opozitës për propozimin e shumicës që shkriu 15 bashki ekzistuese me njësi më të mëdha vendore u shoqërua me debate të ashpra dhe tensione.
Deputetët demokratë hodhën sende dhe ujë në drejtim të kryeministrit dhe përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët, pavarësisht kritikave nga foltorja, e mbështetën me votë projektligjin.
Jo vetëm gjatë procesit të votimit, por edhe gjatë diskutimeve 14 orëshe, opozita kundërshtoi ndarjen, duke propozuar mbajtjen e një referendumi.
Por socialistët i ftuan sërish në tryezë për ringritjen e këtij komisionit të posaçëm për territorialen, për të diskutuar për funksionin që do kenë bashkitë e reja. Demokratët këmbëngulin se reforma u bë për efekt elektoral.

