Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka kërkuar që të gjitha sulmet ndaj gazetarëve të hetohen në mënyrë të plotë.
Këto komente ai i ka bërë përmes një statusi në rrjetin social X në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet ndaj gazetarëve. Ai ka ritheksuar mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë.
Schuebel ka deklaruar tutje se mbrojtja e gazetarëve do të thotë mbrojtje e demokracisë dhe e të drejtës së publikut për t’u informuar.
“Në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve, ritheksoj përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë. Të gjitha sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen në mënyrë të plotë dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi. Mbrojtja e gazetarëve do të thotë mbrojtje e demokracisë dhe e të drejtës së publikut për t’u informuar”, ka shkruar ai.
On the International Day to End Impunity for Crimes against Journalists, I reaffirm the ë EU’s commitment to media freedom and journalists’ safety in ëKosovo. All attacks against journalists should be thoroughly investigated and those responsible held accountable. Protecting journalists means protecting democracy and the public’s right to know. #EUbyYourSide
— Dirk Schuebel (@EUAmbKS) November 2, 2026

