KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryenegociatori para Komisionit: Kodi Civil përgjegjësi e Kuvendit që të kalojë, shpresoj të ketë konsensus

Kryenegociatori para Komisionit: Kodi Civil përgjegjësi e Kuvendit që të kalojë, shpresoj të ketë konsensus

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, është duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian.

Derisa po raportonte, Zulfaj është pyetur nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, mbi Kodin Civil dhe sa i ka votat Vetëvendosja mbi këtë Ligj.

Më saktësisht Time Kadrijaj e pyeti Zulfaj nëse i kanë votat mbi këtë Ligj që pritet që së shpejti të vijë në Kuvend të Kosovës.

“Kodi Civil është përgjegjësi e Kuvendit që ta kalojë, unë shpresoj të ketë konsensus shoqëror në lidhje me vlerat që janë të përfaqësuara në Kodin Civil e të cilat po besoj që i ndajnë shumica e deputetëve ashtu që Kodi pastaj të jetë si e dalur e Kuvendit me një legjitimitet dhe një konsensus të gjerë shoqëror”, deklaroi Zulfaj.

Ai tha se reformat nuk bllokohen dhe shpreson të kemi unitetin dhe konsensusin në reforma, jo vetëm në atë deklarativ, por edhe funksional.

“Koha e humbur se besoj se duhet të qajmë për atë kohë, pro të shfrytëzojmë atë kohë që kemi në dispozicion”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.