KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Katër të vdekur pasi një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu në Kolumbi

Katër të vdekur pasi një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu në Kolumbi

Një kamion i mbushur me eksploziv shpërtheu të dielën në Kolumbinë perëndimore, duke lënë të vdekur katër persona, përfshirë një foshnjë dy muajshe, bënë të ditur zyrtarët vendas.

Sulmi me bombë ndodhi pranë një baze ushtarake në qytezën Planadas.

Autoritetet njoftuan se shpërthimi dëmtoi një spital dhe disa shtëpi.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj se sulmi në Planadas ka shkaktuar, sipas të dhënave paraprake, vdekjen e katër personave, mes të cilëve edhe një foshnjë vajzë vetëm dy muajshe”, shkroi në platformën X guvernatorja e Tolimës, Adriana Magali Matiz.

Pamjet nga vendngjarja shfaqnin një grua duke bërtitur, ndërsa një burrë nxirrte një trup të vogël nga rrënojat.

Kryetari i bashkisë së Planadas, Juan Camilo Hueje, deklaroi për një stacion radiofonik vendas se disa persona të plagosur në sulm janë dërguar në një shkollë të zonës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende se kush mban përgjegjësi për shpërthimin.

“Ajo që ndodhi sonte në Planadas është tejet e rëndë. Një akt i poshtër dhe kriminal, të cilin e dënojmë me vendosmëri të plotë”, shkroi guvernatorja Matiz në X.

“Sulmi ndaj popullatës civile dhe vënia në rrezik e jetës së ushtarëve tanë dhe e familjeve në Tolima, përbën një tejkalim të vijës së kuqe që nuk do ta tolerojmë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.