Ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka treguar për punën e tij në Qendrën për Punë Sociale.
Ai ka thënë se në vitin 2021, i ka punësuar 7 psikologë në QPS për të ndihmuar shëndetin mendor, për të luftuar dhunën në familje por edhe tejkalimin e pasojave psikologjike të COVID 19 dhe gjithashtu ka thënë se i kanë punësuar pesë psikologë në shkollë.
Tahiri ka thënë se pushteti i ri në Vushtrri e ka ndërprerë këtë projekt, duke i lënë psikologët pa punë, qytetarët në nevojë pa shërbim profesional dhe rritje të dhunës në familje ndërsa ka thënë se ai ka përfunduar në Prokurori Speciale katër vite nën hetim sepse ka thënë se kryetari i Vushtrrisë i ka bërë kallëzim penal.
“Në Kosovë, si Komunat edhe Qeveria munden me ba më shumë, duhet vullnet, dije dhe me ndje barrën e përgjegjësisë për detyrën publike. P.S psikologët u punësuan me kontrata mbi vepër për një projekt me kohe te caktuar e qe ishte emergjent, sepse punësimi permanent i kaq shumë psikologëve nuk e përballon buxheti i Komunës”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

