Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Viti, Klinë dhe Pejë.
Në gjashtë nga shtatë rastet e raportuara viktimat kanë qenë femra.
Rastet e raportuara:
Prishtinë / 01.11.2026 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
Lipjan / 01.11.2026 – 19:53. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është liruar.
Prishtinë / 01.11.2026 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Viti / 31.10.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër dhe viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me rekomandim të specialistit është dërguar për trajtim mjekësor, nën mbikëqyrje të policisë.
Klinë / 01.11.2026 – 16:40. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë / 31.10.2026 – 06:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar ku dhe si pasojë kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.
Klinë / 01.11.2026 – 23:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

