KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski pas humbjes në Bërvenicë: Të vetëm kundër të gjithëve

Mickoski pas humbjes në Bërvenicë: Të vetëm kundër të gjithëve

Kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, reagoi me një postim në Facebook pas humbjes së kandidatit të koalicionit “Maqedonia Juaj” në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës.

Në postimin e tij, Mickoski shkroi se gara zgjedhore ishte “të vetëm kundër të gjithëve”, duke vlerësuar se pala e tyre doli me një program dhe koncept, ndërsa kundërshtarët, siç thotë ai, kishin mbështetje nga “demografia, harta kombëtare dhe disa trojanë për të devijuar votat”.

“Të vetëm kundër të gjithëve. Ne me program dhe koncept zgjedhor, ata me mbështetjen e demografisë, hartës kombëtare dhe disa trojanë për të devijuar votat. Megjithatë, rritja e votave nga raundi i parë është e qartë dhe e pastër nga 3000 në 4200, ndërsa në lidhje me zgjedhjet parlamentare kemi rritje prej 1300, por për fat të keq jo të mjaftueshme për një fitore të plotë”.

“Falënderoj të gjithë banorët e Bërvenicës që votuan për ne dhe ata që nuk votuan, të gjithë banorët e Bërvenicës do të kenë mbështetjen e Qeverisë. Një Bërvenicë për të gjithë është më shumë se një koncept, është një mënyrë pune”, tha Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.