KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapitali në diasporë, investimet në Kosovë – çfarë u hap rrugë bizneseve nga Gjermania? Flet Krasniqi

Kapitali në diasporë, investimet në Kosovë – çfarë u hap rrugë bizneseve nga Gjermania? Flet Krasniqi

Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Zenun Krasniqi, thotë se diaspora përfaqëson një pasuri të madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, por shfrytëzimi i këtij potenciali kërkon siguri ligjore, zgjidhje më të shpejtë të kontesteve dhe kushte më të mira për investime.

Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, Krasniqi theksoi se sipërmarrësit shqiptarë në Gjermani kanë krijuar kompani të suksesshme dhe kanë interes që kapitalin, përvojën dhe lidhjet e tyre afariste t’i kthejnë në investime në vendlindje, shkruan Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Sipas tij, diaspora ka kohë që investon në Kosovë, ndërsa mënyra e bashkëpunimit po ndryshon. Përtej investimeve të mbështetura te lidhjet familjare, po krijohen partneritete ndërmjet kompanive që bashkohen mbi bazën e interesit ekonomik.

“Bizneset sot, kompanitë shqiptare të Gjermanisë, kanë investuar në Kosovë dhe kanë partnerë që nuk i kanë njohur, mirëpo interesat ekonomike i kanë lidhur mes vete”, tha Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Ai vlerësoi se Kosova ka elemente tërheqëse për investitorët, duke përmendur tatimin në fitim, por shtoi se institucionet duhet të punojnë më shumë për ta bërë mjedisin e të bërit biznes më funksional dhe më të parashikueshëm.

“Ne i kemi vëllezërit tanë që janë nëpër krejt botën, që janë shumë të interesuar të investojnë në Kosovë dhe në trojet shqiptare”, u shpreh ai.

Siguria ligjore dhe energjia, ndër çështjet që kërkojnë zgjidhje

Për Krasniqin, infrastruktura ligjore dhe energjia janë dy fusha ku nevojiten përmirësime për të tërhequr më shumë investime në prodhim. Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e funksionimit të drejtësisë dhe të vendimmarrjes brenda afateve të arsyeshme

“Kur ka probleme, të mos zgjasë dhjetë vjet një kontest gjyqësor….Ekonomia nuk ka kohë të presë për një vendim, sepse duhet të funksionojë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, puna e Unionit për t’i afruar kompanitë gjermane me Kosovën mund të japë më shumë rezultate nëse shoqërohet me bashkëpunim të mirë institucional dhe me garanci se investitorët do të gjejnë një mjedis të sigurt për aktivitetin e tyre.

Ai e sheh diasporën edhe si urë për prodhuesit kosovarë drejt tregut gjerman. Duke folur për kontaktet me kompani gjermane, Krasniqi tha se ka interes për furnizues më afër tregut evropian, çka, sipas tij, krijon mundësi për Kosovën.

Nismë që kompanitë kosovare të realizojnë projekte në Gjermani

Gjatë bisedës, Krasniqi foli edhe për një nismë që synon t’u mundësojë kompanive nga Kosova të realizojnë projekte të caktuara në Gjermani me punëtorët e tyre, duke përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse gjermane.

Si shembull, ai përmendi një kompani që prodhon mobilie në Kosovë dhe që do të mund ta kryente edhe montimin e tyre në një objekt në Gjermani.

Sipas Krasniqit, Unioni ka përgatitur një draft dhe ua ka adresuar institucioneve përkatëse, me synimin që çështja të shtyhet përpara në bisedimet ndërmjet dy vendeve. Ai vlerësoi se një marrëveshje e tillë do të nxiste hapjen e kompanive në Kosovë dhe do t’u krijonte të rinjve më shumë mundësi punësimi.

Zenun Krasniqi nga Unionit të Bizneseve Shqiptaro-GjermaneFoto: Ridvan Slivova

Krasniqi tha se Unioni numëron mbi një mijë anëtarë dhe se rrjetëzimi ndërmjet tyre ndihmon në krijimin e partneriteteve, shkëmbimin e përvojave dhe sigurimin e punëve të reja.

Mesazhi i tij ishte që potenciali i diasporës të lidhet më ngushtë me mundësitë në vend, ndërsa të rinjtë të mos e nënvlerësojnë Kosovën.

“Mos ta anashkalojmë Kosovën ose ta nënvlerësojmë. Edhe këtu ka mundësi të mëdha për të arritur suksese”, përfundoi Krasniqi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.