KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Java nis me mot të vranët dhe temperatura të ulëta, të martën priten reshje shiu e bore

Java nis me mot të vranët dhe temperatura të ulëta, të martën priten reshje shiu e bore

Java e parë e nëntorit do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe të freskët, ndërsa në disa zona parashihen reshje të herëpashershme shiu.

Sipas parashikimit meteorologjik për periudhën 2–6 nëntor 2026, reshjet më të theksuara pritet të jenë ditën e martë, kur në viset e larta përveç shiut mund të ketë edhe reshje bore.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Mëngjeset pritet të jenë të ftohta, me temperatura afër zeros, ndërsa gjatë ditës moti do të mbetet relativisht i freskët.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Përmirësim gradual i kushteve meteorologjike pritet të ketë ditën e premte, kur parashikohen edhe intervale me diell.

Ndërkohë, ditën e hënë do të mbajë mot kryesisht të vranët, me riga lokale shiu në disa zona.

Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 11 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.