Policia e Ferizajt ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte incizuar duke vozitur me 170 km/h në një zonë të banuar, ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 40 km/h.
Sipas policisë, i riu po drejtonte një veturë BMW në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ndërsa videon e kundërvajtjes e kishte publikuar edhe në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë verifikimeve është konstatuar se 19-vjeçari nuk posedonte patentë shoferi. Ai e ka pranuar se ishte personi që drejtonte veturën në momentin e incizimit.
Ndaj tij janë ndërmarrë veprimet ligjore dhe është iniciuar kundërvajtje për gjykatë.
Burimi: klankosova.tv ↗

