KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“I kanë të dashurit në kërkim nga Interpoli” – ish banorja e BBVA, Dea Vieri tregon se pse femrat e shoubizit nuk publikojnë fotografi me partnerët

“I kanë të dashurit në kërkim nga Interpoli” – ish banorja e BBVA, Dea Vieri tregon se pse femrat e shoubizit nuk publikojnë fotografi me partnerët

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Dea Mishel Vieri, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”.

Në panel, së bashku me Blendi Salajn dhe Hid Baçin, ata trajtuan një temë interesante që lidhej me jetën publike, ekspozimin në rrjete sociale dhe raportin që personazhet publikë kanë me privatësinë.

Gjatë bisedës, Dea u ndal posaçërisht te vajzat e shoubizit dhe mënyra se si ato zgjedhin të mos e ekspozojnë jetën sentimentale.

Me humor, por edhe me një dozë ironie, ajo tha: “Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse — ‘Zot më fal’ — por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta publikojë në Instagram… sikur nuk bën sens”.

– YouTube youtu.be

Deklarata e Deas ka shkaktuar reagime dhe diskutime në rrjete sociale, duke hapur debat rreth fenomenit të “jetës së filtruar” në Instagram dhe imazhit që shumë personazhe publikë tentojnë të ruajnë.

Në studio, biseda vijoi me reflektime mbi presionin publik, gjykimin e audience­s dhe kufirin mes jetës personale dhe asaj profesionale për figurat e ekranit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.