KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kolona në hyrje të QKUK-së, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Kolona në hyrje të QKUK-së, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Çdo mëngjes, në rrethrrotullimin në afërsi të njërës prej hyrjeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në hyrje të Prishtinës nga Veterniku, kolonat e automjeteve janë të pashmangshme.

Vozitësit që kalojnë në këtë pjesë të kryeqytetit përballen vazhdimisht me pritje në komunikacion, ndaj kërkojnë zgjidhje që do të mundësonte qarkullim më të shpejtë dhe më të lehtë.

“Ato duhet me i lanë e me i pagu dikund më në rregull qysh është”, ka thënë qytetari.

Njohësit e komunikacionit propozojnë disa masa për përmirësimin e gjendjes. Eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti, vlerëson se njëra nga zgjidhjet e mundshme është krijimi i dy shiritave në hyrje të QKUK-së, në mënyrë që automjetet të qarkullojnë më shpejt, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit, kur fluksi i automjeteve është më i madh.

“Është e mundshme që të bëhen dy shirita në hyrje të spitalit, që të jenë dy barriera që mjetet që i kanë këtë pjesë qarkullimi, flugin e madh, në mëngjes, atëherë të kalojnë sa më shpejtë edhe nëse është e mundshme shembull të jetë një rrugë e veçantë vetëm për hyrje në spital”, ka thënë Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

Ndërkaq, nga Komuna e Prishtinës thonë se kolonat në këtë pjesë të qytetit lidhen edhe me zhvillimin e Prishtinës së Re dhe rritjen e numrit të banorëve që qarkullojnë përmes këtij segmenti rrugor.

Sipas komunës, në vitet e kaluara, në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse, janë ndërmarrë ndërhyrje në pjesën e pagesave dhe të laurave në hyrje të QKUK-së, të cilat janë zhvendosur rreth 50 deri në 80 metra më në brendësi.

“Sot situata, është komplet një situatë e re dhe pas asaj ndërhyrje. Mendoj se me hapjen e rrugës A. Drejtoria e mobilitetit, do ta sheh lëvizshmërinë çka do të ndodhë me lirimin e atij segmenti shumë të madh”, ka thënë Pëllumb Bajqinovci, drejtor i mobilitetit.

Nga komuna theksojnë se do të marrin masa në pajtim me gjendjen në terren, ndonëse presin që hapja e Rrugës A të ndikojë në qarkullimin e automjeteve dhe në lirimin e këtij segmenti rrugor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.