KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vetë-izolimi dhe stresi: Si të mos e teproni me ushqimin

Vetë-izolimi dhe stresi: Si të mos e teproni me ushqimin

Një nga mënyrat më të dobishme për të parandaluar teprimin me ushqimin është që të kuptoni pse po ndodh në radhë të parë. Së pari, është me rëndësi që të përcaktoni nëse po ushqeheni se keni nevojë për ushqim, apo ka një arsye tjetër. Para se të hani, kushtojini rëndësi të veçantë mënyrës si ndiheni; keni stres, mërzitje, vetmi, ankth. Thjesht të kuptuarit e situatës mund t’ju ndihmojë që të parandaloni teprimin me ushqimin.

Një kavanoz me çokollatë, tas me karamele shumëngjyrëshe, bajame, biskota etj., mbi tavolinë mund të jenë të këndshme për syrin dhe gojën, por me gjasë do t’ju bëjë që të hani gjithnjë e më shumë. Të parit e ushqimit mund t’ju joshë që të hani vazhdimisht.

Fakti që jeni mbyllur në shtëpi nuk do të thotë që të ndryshoni orarin e ngrënies. Nëse jeni mësuar të hani tre vakte në ditë, vazhdoni të mbani të njëjtin regjim. E njëjta gjë vlen edhe nëse hani edhe vakte të vogla mes vakteve të rëndësishme.

Mos kufizoni veten

Një nga rregullat më të rëndësishme të ushqimit është që të ndiqni trupin tuaj. Kjo do të thotë që të mos i kufizoni dëshirat, pasi një gjë e tillë mund të shkaktojë më shumë stres. Hulumtimet kanë treguar se dietat kufizuese janë të paefektshme gjatë situatave kur shëndeti mendor nuk është si më parë. Ndaj thjesht ndiqni këshillat e mësipërme dhe të mëposhtme, por mos vendosni kufizime të tepruara.

Qëndroni të hidratuar

Qëndroni të hidratuar sepse kjo gjë është e rëndësishme për shëndetin mendor dhe mund të parandalojë teprimin me ushqimin që shkaktohet nga stresi. Të qenurit i hidratuar mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të rrisë energjisë.

Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të pakësojë stresin, gjë që mund të ndikojë te raporti me ushqimin.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme

Zgjidhni ushqime të pasura me proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme. Arrat, farat, avokadot, fasulet dhe vezët janë shembuj të produkteve të shëndetshme që mund të parandalojnë teprimin me ushqimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.