KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident në Shkodër, humb jetën këmbësori 67-vjeçar

Aksident në Shkodër, humb jetën këmbësori 67-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa po ecte në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur këmbësoren 67-vjeçare, me inicialet E. B, raporton Euro News.

Pavarësisht pasojave të rënda, 67-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.