KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi vazhdon me formën perfekte, i jep leksion Racing Santander

Real Madridi vazhdon me formën perfekte, i jep leksion Racing Santander

Real Madridi ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, këtë herë në udhëtim te Racing Santander.

“Los Blancos” zhvilluan një tjetër sfidë të shkëlqyer për të triumfuar me rezultat 0-3.

Pas vetëm 11 minutave lojë, Kylian Mbappe u faullua brenda zonës me gjyqtarin që akordoi penallti. Nga pika e bardhë, i pagabueshëm ishte francezi për të kaluar Realin në epërsi.

Për golin e dytë pastaj u përkujdes Jude Bellingham, i cili dribloi edhe portierin e më shënoi në portën e zbrazur (21’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Yan Diomande me një gol spektakular nga distanca (36’).

Real Madridi lehtë mund të shënonte edhe së paku dy gola, por që dështuan t’i konkretizojnë rastet.

Racing ndërkohë fitoi një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Tchouameni, por pas rishikimit të VAR-it rezultoi se ishte e paqëllimshme dhe kësisoj u anulua.

Reali me këtë fitore shkon në kuotën e 27 pikëve, tri më pak se lideri Barcelona ndërsa Racing zë pozitën e 16-të me 11 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.