KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Nëntori troket me shi e borë, dimri nis të tregojë fytyrën në Kosovë

Nëntori troket me shi e borë, dimri nis të tregojë fytyrën në Kosovë

Gjatë periudhës 2-6 nëntor 2026, moti pritet të karakterizohet kryesisht nga vranësira, me reshje lokale shiu në disa zona. Reshjet më të theksuara parashihen ditën e martë, kur në viset e larta pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 11°C. Mëngjeset do të jenë të ftohta, me mundësi të temperaturave afër 0°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë relativisht të ulëta për këtë periudhë.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi të dobët deri mesatare, prej 1 deri në 6 m/s.

Në përgjithësi, java do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa ditën e premte pritet përmirësim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.