KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy persona sulmuan 76-vjeçarin në shtëpinë e tij në Shkup, e goditën me kondak arme dhe i morën paratë

Dy persona sulmuan 76-vjeçarin në shtëpinë e tij në Shkup, e goditën me kondak arme dhe i morën paratë

Një 76-vjeçar nga Shkupi, me iniciale K.P., ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij nga dy persona të cilët i njihte.

Gjatë sulmit, njëri prej tyre e ka goditur me kondakun e një arme zjarri, ndërsa më pas të dy i kanë marrë një shumë parash.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 21:15, në shtëpinë e viktimës. Rasti është denoncuar sot, më 1 nëntor, në orën 05:30, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup.

Nga Policia bëjnë të ditur se janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Në njoftimin e MPB-së thuhet:

“Njëri nga personat e ka goditur me kondakun e një arme zjarri, pas së cilës të dy ia kanë marrë paratë.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.