KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Letra e tretë e Arlinda Zekajt, Çitaku: Aktakuzë nga varri – Llogaridhënie dhe mbrojtje të jetës së grave, sot dhe përherë

Letra e tretë e Arlinda Zekajt, Çitaku: Aktakuzë nga varri – Llogaridhënie dhe mbrojtje të jetës së grave, sot dhe përherë

Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me letrën e tretë të Arlinda Zekajt e cila është publikuar sot.

Ajo ka thënë se shkrimi i saj “për ju është rutinë, për mua është jetë”, është aktakuzë nga varri.

“Arlinda e shkroi sa ishte gjallë. Sot, letra e tretë e publikuar na e sjell sërish zërin e saj: një grua që e pa rrezikun, e dokumentoi dhe kërkoi mbrojtje. Çdo letër e saj kërkon përgjigje. Çdo thirrje e shpërfillur kërkon llogari. Secili që kishte detyrë të vepronte duhet të japë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e veta. Drejtësi për Arlindën do të thotë edhe një sistem që i dëgjon gratë, i beson dhe i mbron në kohë. Që asnjë grua të mos ketë nevojë të na flasë nga varri për t’u dëgjuar”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se i mbështet protestat për drejtësi për Arlindën, duke respektuar thirrjen e organizatorëve që ato të mbeten qytetare, pa ngjyrime partike, me një kërkesë të përbashkët: llogaridhënie dhe mbrojtje të jetës së grave, sot dhe përherë! /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.