KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Pushka e parë e lirisë

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Pushka e parë e lirisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar heroin Zahir Pajaziti në 64-vjetorin e lindjes së tij, duke vlerësuar kontributin e tij në organizimin dhe fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se Pajaziti ishte pararendës i luftës çlirimtare dhe njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ajo ka rikujtuar angazhimin e tij për organizimin dhe përgatitjen e luftëtarëve të rinj, si dhe aksionet e para kundër forcave policore serbe.

“Me guximin dhe vendosmërinë e tij, Zahiri e fitoi emrin që ia dha vetë populli ‘Pushka e parë e lirisë’”, ka shkruar Haxhiu.

Në reagimin e saj, ajo ka përmendur edhe rënien e Zahir Pajazitit më 31 janar 1997, në hyrje të fshatit Pestovë, ku së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën u zunë në pritë nga policia serbe dhe ranë në altarin e lirisë.

Haxhiu ka theksuar se rënia e tyre ndikoi në mobilizimin e shumë të rinjve dhe të rejave për t’iu bashkuar UÇK-së.

“Atë që ai dhe shokët e tij e nisën me pak armë, e vazhduan mijëra luftëtarë deri në çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

“Lavdi Zahir Pajazitit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë!”, ka përfunduar Haxhiu./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.