Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti për ndërtimin e një shkolle të re për turizëm dhe hotelieri në kryeqytet po avancon drejt realizimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë mesazhin: “Njëherë RENDERI, tani PROJEKTI! Shkolla për turizëm dhe hoteleri n’Kryeqytet!”, duke sinjalizuar hapin e radhës në zhvillimin e këtij projekti.
Shkolla e re synon të krijojë mundësi më të mira për arsimimin dhe aftësimin profesional të të rinjve në fushën e turizmit dhe hotelerisë, sektorë me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe potencialin turistik të Prishtinës.
Me këtë projekt, kryeqyteti synon të investojë në përgatitjen e kuadrove të reja dhe në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e arsimit profesional.

