Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet.
Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 13:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 4.518 qytetarë, që përfaqëson 27,81% të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.
Procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjitha vendvotimet e komunës dhe deri më tani nuk ka pasur incidente apo probleme.
Burimi: telegrafi.com ↗

