KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rritet interesi për akomodim në shtëpitë e të moshuarve në Maqedoni, nevojiten hapësira dhe staf shtesë

Rritet interesi për akomodim në shtëpitë e të moshuarve në Maqedoni, nevojiten hapësira dhe staf shtesë

Plakja është një proces natyror. Në kushte kur të rinjtë kanë një jetë gjithnjë e më dinamike dhe shumë obligime, ndërsa gjithnjë e më pak kohë të lirë, të moshuarit kanë nevojë për përkujdesje në shtëpi për të moshuar. Por, edhe pse në vend ekzistojnë institucione shtetërore dhe private, si dhe janë paralajmëruar të reja, interesi për akomodim në shtëpi të të moshuarve është në rritje – nevojiten hapësira dhe staf shtesë.

“Në të gjitha institucionet publike dhe në një pjesë të atyre private për akomodimin e të moshuarve ka lista pritjeje”, bëjnë të ditur nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve për AIM.

Nga aty konfirmuan se ekziston nevoja për punësime të reja në shtëpitë e të moshuarve.

“Ka mungesë të kuadrit profesional adekuat për shërbimin e institucioneve ekzistuese për akomodimin e të moshuarve, si punonjës socialë, infermierë dhe kujdestarë”, theksuan nga Ministria.

Kapaciteti i përgjithshëm i akomodimit në institucionet publike është 676 shtretër. Përveç institucioneve publike, akomodim ofrojnë edhe 38 shtëpi private për të moshuar. Kapaciteti i përgjithshëm i akomodimit në institucionet private është 1.609 shtretër. Nga institucionet private ekzistuese, pjesa më e madhe ndodhen në Shkup.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.