KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti uron komunitetin serb për festën e Krishtlindjes

Kurti uron komunitetin serb për festën e Krishtlindjes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët e komunitetit serb dhe besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes, e cila këtë vit kremtohet sipas kalendarit julian.

Në mesazhin e tij, Kurti i ka uruar festë të gëzuar gjithë besimtarëve, duke dëshiruar që kjo ditë e shenjtë t’u sjellë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.

“Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Le të na bashkojë e mira, dhe të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie”, ka theksuar Kurti.

Ai gjithashtu uroj që Krishtlindja të gjejë gjithë qytetarët pranë familjeve të tyre, në shëndet dhe gëzim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.